Telegrafi
Lamine Yamal shënoi nga penalltia pasi realizoi penalltinë në minutën e 39-të të ndeshjes së Barcelonës kundër Celta Vigos. Pas realizimit të penalltisë, Lamine Yamal u rrëzua në tokë, duke i sinjalizuar stolit se kishte pësuar një problem. Lamine u drejtua menjëherë për në dhomat e zhveshjes, ndërsa askush nuk ishte i sigurt se cili ishte saktësisht problemi. ENDİŞE VEREN GELİŞME | Lamine Yamal sakatlandı! Penaltıyı gole çevirdikten sonra oyundan çıkmak zorunda kalan genç yıldız, Barcelona’da geceki ikinci sakatlık oldu. Detaylar bekleniyor pic.twitter.com/oWJlguvuwb — Futbol Prime (@futbolprime_tr) April 22, 2026 18-vjeçari e la Barcelonën me epërsinë 1-0, duke arritur tashmë shifrën e 24 golave dhe 20 asistimeve këtë sezon. Pas golit, po ashtu ndeshja mes Barcelonës dhe Celta Vigos është ndalur në fundin e pjesës së parë për disa minuta. Lojtarët qëndronin në fushë, por jo aktivë. BREAKING: The game has been paused for 20 minutes due to a fan’s cardiac arrest. The fan has now been transported out of the Spotify Camp Nou by medical staff. @sport pic.twitter.com/sFtNcBAvw1 — Barca Globe (@BappaDhar17) April 22, 2026 Sipas Marca, ndeshja është ndërprerë për shkak të një emergjence në tribuna. U raportua që ndihmë mjekësore po i jepet një tifozi të Celtas. Lojtarët u kthyen në fushë dhe pjesa e parë u mbyll 1-0. /Telegrafi/
Go to News Site