Telegrafi
Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare, ndërsa në rend dite janë disa projektligje të rëndësishme. Seanca mbahet në ora 10:00, ndërkaq ndër të tjera do të shqyrtohet Projektligji për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, Projektligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ai për banim social, etj. Rendi i ditës Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-026 për Shërbimet e Pagesave, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-027 për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-021 për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore, Shqyrtimi i dytë ë iProjektligjit nr.10/L-022 për Banim Social dhe të Përballueshëm, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-024 për Lëndët Plasëse, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-029 për Provimin e Maturës Shtetërore. /Telegrafi/
Go to News Site