Telegrafi
Në Post Big Brother VIP Albania 5, ku u komentuan ngjarjet pas finales dhe momentet më të forta të edicionit, nuk munguan as situatat pikante në studio. Opinionistja e këtij sezoni, Monika Kryemadhi, shkaktoi reagime kur i drejtoi një pyetje mjaft provokuese dhe intime finalistit Mateo dhe partneres së tij, Brikenës. “Po pas daljes nga shtëpia, a bëtë dashuri?”, ishte pyetja e drejtpërdrejtë e Monikës, e cila e surprizoi jo vetëm çiftin, por edhe studion. Menjëherë reagoi prezantuesi Ledion Liço, i cili e ndërpreu duke thënë: “O Monika, po çfarë i ke këto pyetje, këto pyetje janë shumë intime”. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip) Megjithatë, Mateo nuk hezitoi të përgjigjej, duke e kthyer situatën në humor me një deklaratë që mori vëmendje: “O Monika, unë dhe Brikena bëjmë dashuri sa herë shihemi me sy”, u shpreh ai. Mateo dhe Brikena, ndryshe, kanë qenë një nga çiftet më të përfolura të edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, duke tërhequr vazhdimisht vëmendjen e publikut me dinamikën e marrëdhënies së tyre brenda shtëpisë. /Telegrafi/ - YouTube youtu.be
Go to News Site