Telegrafi
MPB Maqedoni njofton se sot (23.04.2026), në periudhën nga ora 00:10 deri në 01:05, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë kryer një kontroll aksion në një objekt hotelier në fshatin Zubovcë, komuna e Vrapçishtit, pronë e B.B. (20) nga fshati Dobërdoll. "Gjatë kontrollit, për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik, janë shoqëruar tri femra: E.S. (27) dhe M.P. (36) nga Republika e Serbisë, si dhe B.M. (20) nga Republika e Shqipërisë". "Ato janë ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit për procedurë të mëtejshme", thonë nga SPB Tetovë.
Go to News Site