Collector
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – FIFA merr vendimin përfundimtar | Collector
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – FIFA merr vendimin përfundimtar
Telegrafi

U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – FIFA merr vendimin përfundimtar

FIFA ka marrë një vendim për statusin e Iranit në Kupën e Botës 2026, pas thirrjeve që Italia ta zëvendësojë atë në turne. Irani ka qenë i përfshirë në konflikt politik dhe ushtarak me Shtetet e Bashkuara, një nga vendet pritëse të eventit veror. Kjo ka ngritur dyshime për pjesëmarrjen e tyre, ndërsa Donald Trump ka deklaruar se ata nuk duhet të marrin pjesë “për jetën dhe sigurinë e tyre”. Irani tha në mars se nuk do të marrë pjesë, për shkak të sulmeve ajrore nga SHBA dhe Izraeli dhe frikës për sigurinë. I dërguari special i SHBA-së, Paolo Zampolli, i kërkoi Trumpit dhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, që Irani të zëvendësohet me Italinë. I dërguari i Trump dëshiron që Italia të zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës “Konfirmoj se i kam sugjeruar Trumpit dhe Infantinos që Italia ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës”. “Jam me origjinë italiane dhe do të ishte një ëndërr ta shihja ‘Azzurrët’ në një turne të organizuar në SHBA. Me katër tituj, ata kanë pedigren që e justifikon përfshirjen”, ka thënë ai. Italia dështoi të kualifikohej dhe humbi ndaj Bosnjës në ‘play-off’, por një raport i ri i BBC-së thotë se FIFA nuk ka asnjë qëllim ta zëvendësojë Iranin me Italinë. Javën e kaluar, Infantino deklaroi se “skuadra iraniane do të vijë, pa dyshim”, dhe ky qëndrim u përsërit edhe nga FIFA, e cila nuk komentoi zyrtarisht, por theksoi deklaratën e tij. Irani është në të njëjtin grup me Zelandën e Re, Belgjikën dhe Egjiptin, ndërsa të tri ndeshjet e grupit pritet të zhvillohen në SHBA./ Telegrafi /

Go to News Site