Collector
Ronela Hajati dhe Majk po vijnë me një bashkëpunim, kënga publikohet së shpejti | Collector
Ronela Hajati dhe Majk po vijnë me një bashkëpunim, kënga publikohet së shpejti
Telegrafi

Ronela Hajati dhe Majk po vijnë me një bashkëpunim, kënga publikohet së shpejti

Artistët Ronela Hajati dhe Majk kanë bashkuar forcat për një projekt muzikor, duke sjellë një bashkëpunim që ka ngjallur menjëherë interes te publiku. Dyshja ka bërë të ditur se kënga titullohet “A m’do?” dhe do të publikohet më 1 maj. Ata kanë ndarë tashmë edhe disa sekuenca të këngës, si dhe fragmente nga videoklipi, duke rritur pritshmëritë e fansave. View this post on Instagram A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial) Pamjet dhe tingujt e publikuar deri tani sugjerojnë një projekt të kuruar mirë dhe në detaj. Kënga “A m’do?” po shihet si shumë premtuese, ndërsa fansat po e presin me padurim publikimin e saj zyrtar. Si Ronela Hajati ashtu edhe Majk janë artistë shumë të njohur dhe të dashur në skenën muzikore shqiptare, me karriera të suksesshme individuale dhe shumë hite të mëparshme.

Go to News Site