Collector
Edhe Leon Avdullahu rinovon me Hoffenheim, por kërkohet nga Atletico Madrid dhe Atalanta | Collector
Edhe Leon Avdullahu rinovon me Hoffenheim, por kërkohet nga Atletico Madrid dhe Atalanta
Telegrafi

Edhe Leon Avdullahu rinovon me Hoffenheim, por kërkohet nga Atletico Madrid dhe Atalanta

Përpos mbrojtësit Albian Hajdari edhe mesfushori Leon Avdullahu është pajtuar me kushtet e kontratës së re të Hoffenheimit. “Motori” i gjigantit gjerman ka nënshkruar kontratë të re deri në vitin 2031 me rritje page, ndërsa Hoffenheim gjithashtu nuk i ka vendosur ndonjë klauzolë lirimi. Gazetari Florian Plettenberg raporton se gjithçka është mbyllur mes palëve, por për dallim nga Hajdari – Avdullahu po vëzhgohet tërë kohën nga Atletico Madridi dhe Atalanta. “Kontrata e re e Leon Avdullahut, e kryer. Marrëveshje e kompletuar. Kontrata e vazhduar për dy vite, deri më 3031”. “Rritje page. Gjithçka e nënshkruar dhe nuk ka klauzolë lirimi. Por, Atletico dhe Atalanta po e vëzhgojnë nga afër rritjen e tij”, shkroi ai. Leon Avdullahu new contract - DONE DEAL ✔️ Complete agreement. Contract extended by two years until 2031. Salary adjusted. Everything signed. No release clause. But: Atletico and Atalanta are closely monitoring his development. @SkySportDE pic.twitter.com/JqoK1Cvqg0 — Florian Plettenberg (@Plettigoal) April 23, 2026 Ndërkohë, për dallim nga dy yjet e Kosovës – Fisnik Asllani pritet të ndjekë rrugë tjetër dhe të largohet në verë, me Barcelonën, Bayern Munichun dhe Borussia Dortmundin si destinacione të mundshme./ Telegrafi /

Go to News Site