Collector
Sot ditë zie në Kosovë, në nderim të jetës dhe veprës së Rexhep Qosjes | Collector
Sot ditë zie në Kosovë, në nderim të jetës dhe veprës së Rexhep Qosjes
Telegrafi

Sot ditë zie në Kosovë, në nderim të jetës dhe veprës së Rexhep Qosjes

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që të premten e 24 prillit 2026 të shpall Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes. Rexhep Qosja vdiq të enjten, më 23 prill. “Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, shpallet Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës. Me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu. “Pa fjalime, pa lule, pa ritual fetar…” – nipi publikon amanetin e fundit të Rexhep Qosjes Varrimi i të ndjerit është bërë po të enjten, në një ceremoni familjare, pasi ishte amanet i vetë profesor Qosjes. Ai kishte kërkuar që të varroset pa ritual fetar dhe pa praninë e autoriteteve zyrtare. /Telegrafi/

Go to News Site