Telegrafi
Kate Hudson bëri një paraqitje elegante në TIME100 Gala në New York, ku u nderua si një nga njerëzit më me ndikim në botë për vitin 2026. Aktorja 47-vjeçare u shfaq me një dukje tërësisht të zezë, me doreza lëkure dhe një stil të kuruar në detaje. Ajo u shoqërua në event nga djali i saj 22-vjeçar, Ryder Robinson, i cili ishte veshur me kostum klasik të zi, shkruan DailyMail. Hudson është përfshirë në listën TIME100 në kategorinë “Ikona”, mes emrave të njohur globalë. Eventi u mbajt në Jazz at Lincoln Center në New York dhe mblodhi shumë figura të njohura të showbiz-it, ndërsa për Hudson u shkrua edhe një dedikim special nga mikja e saj Mindy Kaling, e cila e vlerësoi për talentin, humorin dhe zhvillimin e saj në karrierë dhe jetë personale. /Telegrafi/
Go to News Site