Telegrafi
Ish-lojtari i kombëtares së Bregut të Fildishtë, Abdoulaye Traore (59 vjeç), fitues i Kupës së Kombeve të Afrikës në vitin 1992, është dënuar me tre vjet burg për përdhunim nga një gjykatë në Bouake, në Bregun e Fildishtë. Ish-sulmuesi i ASEC Mimosas dhe Bregut të Fildishtë, tani 59 vjeç, Abdoulaye Traore, i njohur si Ben Badi, ka luajtur gjithashtu për disa klube evropiane, përfshirë FC Metz. Sipas një burimi gjyqësor, ish-sulmuesi u shpall fajtor për marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e një gruaje që ishte 21 vjeç në atë kohë, në mars të vitit 2021. L'ex-international ivoirien Abdoulaye Traoré, vainqueur de la CAN 1992, condamné à trois ans de prison pour viol ➡️ https://t.co/nLkjiGqpk9 pic.twitter.com/o67g72wvNh — L'Équipe (@lequipe) April 23, 2026 “Ben Badi u dënua me 36 muaj burg, u urdhërua t’i paguante viktimës 15 milionë franga CFA (afërsisht 23,000 euro), u privua nga të drejtat civile për dhjetë vjet dhe iu ndalua hyrja në Bouake për pesë vjet”, njoftoi Lidhja e Bregut të Fildishtë për të Drejtat e Grave. Ndryshe, Traore kishte luajtur 26 ndeshje për ekipin kombëtar të Bregut të Fildishtë dhe kishte shënuar 10 gola. /Telegrafi/
Go to News Site