Collector
Sherr me thika mes pronarëve të lokaleve në Korçë, tre të lënduar | Collector
Sherr me thika mes pronarëve të lokaleve në Korçë, tre të lënduar
Telegrafi

Sherr me thika mes pronarëve të lokaleve në Korçë, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar nga një sherr me thikë në pazarin e vjetër të Korçës. Të përfshirë janë dy pronarë lokalesh dhe një person tjetër. Top Channel njofton se ngjarja ka ndodhur në mëngjes mes personave e më pas ka degraduar në përdorimin e karrigeve të lokalit. Pas kësaj, njëri prej tyre ka marrë një thikë nga lokali dhe ka plagosur personin tjetër. Aktualisht tre të lënduarit ndodhen në spitalin e Korçës. Paraprakisht, nga hetimet e para dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të hapësirës publike duke pasur pretendime për vendosjen e karrigeve dhe tavolinave në pjesën e jashtme të dy lokaleve. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në konflikt janë përfshirë në total 4 persona, dy vëllezër me dy vëllezër të tjerë. 3 prej tyre kanë marrë mjekimin në spital dhe do të shoqërohen në komisariat së bashku me personin e katërt. Nga konflikti ka mbetur i plagosur me thikë njëri prej tyre në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa dy të tjerët kanë dëmtime të lehta nga karriget.

Go to News Site