Collector
Çitaku i kundërpërgjigjet Kurtit: Kryeministër, qetësohu… ose qeveris, ose lësho rrugë” | Collector
Çitaku i kundërpërgjigjet Kurtit: Kryeministër, qetësohu… ose qeveris, ose lësho rrugë”
Telegrafi

Çitaku i kundërpërgjigjet Kurtit: Kryeministër, qetësohu… ose qeveris, ose lësho rrugë”

Nënkryetarja e PDK-së dhe deputetja e kësaj partie, Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti, duke i bërë thirrje të “qetësohet” dhe të marrë përgjegjësi për qeverisjen. “Kryeministër, qetësohu. Përkundër kapjes së institucioneve, Kosova fatmirësisht nuk është vetëm e jotja. Si do t’ia shpjegosh popullit që t’i dhanë 51% të votave se nuk dëshiron e nuk din të qeverisësh?”, ka shkruar Çitaku. Kurti tregon ofertat për LDK-në dhe PDK-në: Refuzuan bashkëqeverisjen Ajo ka thënë se Kurti do të marrë “përgjigjen e merituar” nga qytetarët, derisa i ka kërkuar që ose të qeverisë e të bashkëpunojë, ose të “lëshojë rrugë”. “Ose qeveris, bashkëpuno e jepi drejtim Kosovës, ose lësho rrugë e lëri më ankesat, krizat e lojërat fëmijërore në kurriz të qytetarëve.” Në fund, Çitaku e ka sfiduar Kurtin për zgjedhje, duke e quajtur “të paaftë”. “Shihemi në zgjedhje… ky popull… do të flasë me votë. I paaftë!”

Go to News Site