Telegrafi
Real Betisi ka marrë një pikë të madhe në shtëpi ndaj Real Madridit, duke shënuar në minutën e fundit të kohës shtesë. “Los Blancos” po ëndërronin një çmenduri për ta fituar titullin e La Liga-s, por gabuan ndaj Betisit – me epilogun përfundimtar që rezultoi të jetë 1-1. Reali e nisi fuqishëm me Kylian Mbappe që ishte afër të realizonte një super-vollej, por shtylla e shpëtoi Betisin. Megjithatë, ishte Vinicius Jr që e zhbllokoi rezultatin pas një topi të kthyer nga goditja e Fede Valverdes (17’). Betisi ishte mjaftë agresive në fundin e kësaj pjese, ku Antony, Bakambu e Fornals rrezikuan nga afërsia mirëpo nuk ia dolën ta mposhtin Lunin. Reali faktikisht shënoi edhe një herë, kësaj radhe përmes Mbappe por goli u anulua për pozitë jashtë loje. Kur askush s’e priste, Betisi zhvilloi një aksion të fundit me Hector Bellerin që përfitoi nga një top i kthyer për ta barazuar rezultatin dhe dhënë një ndihmë të madhe drejt Barcelonës në garën për titull (90+3’). Reali tani ka 74 pikë ndërsa Betisi zë pozitën e pestë me 50 sosh./ Telegrafi /
Go to News Site