Collector
Dita e ndeshjeve: Sot luhen dy takime të xhiros së 30-të – vëmendja në kryeqytet | Collector
Dita e ndeshjeve: Sot luhen dy takime të xhiros së 30-të – vëmendja në kryeqytet
Telegrafi

Dita e ndeshjeve: Sot luhen dy takime të xhiros së 30-të – vëmendja në kryeqytet

Xhiroja e 30-të në Superligën e Kosovës premton spektakël dhe emocione, me disa ndeshje që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në renditjen finale të sezonit. Fokusi kryesor i ditës së sotme është pa dyshim përballja mes Prishtinës dhe Gjilanit, që zhvillohet në mbrëmje në stadiumin Fadil Vokrri nga ora 20:20. Dy skuadrat vijnë me objektiva të qarta dhe një rivalitet të fortë, ndërsa çdo pikë në këtë fazë të kampionatit ka peshë të madhe. Prishtina synon të rris diferencën e pikëve me Gjilanin, ndërsa gjilanasit duan t’ia rrëmbejnë pozitën e tretë. Para këtij dueli, në program është edhe sfida mes Prishtina e Re dhe KF Drenica, një tjetër takim interesant që hap xhiron e sotme nga ora 15:00. Të dyja skuadrat janë në kërkim të pikëve për objektivin e tyre të madh, mbijetesën, dhe pritet një ndeshje e luftuar deri në minutën e fundit. Ndërkohë, e diela sjell një tjetër seri përballjesh të rëndësishme: Ballkani pret Ferizajn, Drita luan në shtëpi Llapit, ndërsa Dukagjini pret Malishevën. Të gjitha këto ndeshje zhvillohen në të njëjtën orë dhe mund të sjellin ndryshime të mëdha në tabelë. /Telegrafi/

Go to News Site