Collector
Kuvendi i Kosovës sot seancë të jashtëzakonshme, në rend dite disa pika | Collector
Kuvendi i Kosovës sot seancë të jashtëzakonshme, në rend dite disa pika
Telegrafi

Kuvendi i Kosovës sot seancë të jashtëzakonshme, në rend dite disa pika

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme. Seanca mbahet në ora 12:00, ndërkaq në rend dite janë disa pika, si ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për ndarjet buxhetore, ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, ai për Byronë shtetërore etj. Rendi i ditës Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-045 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-032 për Energjinë Elektrike, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-031 për Energjinë, Mocion për Shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr.10/L-019 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me shmangie nga afatet nga Rregullorja e Kuvendit. /Telegrafi/

Go to News Site