Collector
SHBA ndalon anijen iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit | Collector
SHBA ndalon anijen iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit
Telegrafi

SHBA ndalon anijen iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit

Imazhet duket se tregojnë një anije me flamur iranian që po ndalohet si pjesë e bllokadës amerikane. Një foto e publikuar në platformën X tregon një shkatërrues amerikan që duket se po ndalon një anije pranë Ngushticës së Hormuzit, si pjesë e bllokadës së vendosur nga presidenti amerikan, Donald Trump. Komanda Qendrore e SHBA-së e shpërndau foton duke thënë se anija kishte flamurin iranian, shkruan skynews. Amerikanët dhe iranianët sërish në bisedime për paqe - MINUTË PAS MINUTE Bllokada amerikane ndaj porteve iraniane erdhi pasi Irani në mënyrë efektive mbylli Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe detare përmes së cilës kalon rreth 20 për qind e naftës botërore. Irani ka ndaluar pothuajse të gjitha anijet, përveç atyre të tij, që nga fillimi i luftës tetë javë më parë. Teherani ka deklaruar se nuk do ta rihapë këtë rrugë ujore derisa SHBA të heqë bllokadën e saj. /Telegrafi/

Go to News Site