Collector
Rubio fiton terren brenda rrethit të Trumpit për garën presidenciale 2028 | Collector
Rubio fiton terren brenda rrethit të Trumpit për garën presidenciale 2028
Telegrafi

Rubio fiton terren brenda rrethit të Trumpit për garën presidenciale 2028

Disa aleatë të presidentit amerikan, Donald Trumpit gjithnjë e më shumë po e shohin Sekretarin amerikan e Shtetit, Marco Rubion si një kandidat serioz për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028 në Shtetet e Bashkuara. Rubio, i cili dikur konsiderohej pjesë e establishmentit republikan pas dështimit të tij në garën presidenciale të vitit 2016, ka arritur të rikthejë ndikimin e tij politik në vitet e fundit. Sipas raportimeve, ai ka fituar terren brenda rrethit të Trumpit për shkak të besnikërisë ndaj presidentit, rolit aktiv në politikën e jashtme dhe përafrimit më të fortë me prioritetet e lëvizjes MAGA. Ndërkohë, JD Vance mbetet aktualisht kandidati më i përmendur si favorit brenda kampit republikan për zgjedhjet e ardhshme, por sondazhet tregojnë se mbështetja për Rubion është në rritje, shkruan politico . Për këtë arsye, ai po shihet gjithnjë e më shumë brenda Shtëpisë së Bardhë si një alternativë e mundshme dhe e besueshme për garën presidenciale. Zgjedhjet presidenciale në SHBA janë planifikuar të mbahen më 7 nëntor 2028, një garë që pritet të përcaktojë drejtimin politik të vendit për katër vitet e ardhshme dhe të formësojë edhe dinamikat brenda vetë Partisë Republikane. /Telegrafi/

Go to News Site