Collector
Nagavci: Opozita po na çon drejt zgjedhjeve të panevojshme | Collector
Nagavci: Opozita po na çon drejt zgjedhjeve të panevojshme
Telegrafi

Nagavci: Opozita po na çon drejt zgjedhjeve të panevojshme

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka akuzuar opozitën për “refuzim pa alternativë”, duke thënë se brenda një dite ka pasur dy vendime që, sipas saj, e shtyjnë vendin drejt zgjedhjeve të panevojshme dhe e lënë qytetarin pa mbështetje financiare. Në një postim në rrjete sociale, Nagavci ka deklaruar se para nisjes së seancës opozita ka refuzuar propozimin e LVV-së që vetë opozita të propozojë tre kandidatë për President. “Sipas saj, opozita ankohet se LVV po i do të gjitha pozitat, por kur i jepet mundësia të propozojnë vetë, ‘thonë jo’”, ka shkruar Nagavci. Abdixhiku përsëri me mesazh për Kurtin: Përcaktohuni, ju ndihmojmë edhe nëse doni marrëveshje me PDK-në Ajo ka shtuar se po gjatë ditës së njëjtë, opozita ka votuar edhe kundër trajtimit në seancë plenare të rishikimit të buxhetit, i cili – sipas Nagavcit – do të mundësonte financimin e Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0 në vlerë prej 200 milionë euro. “Çdo ditë flasin për çmimet e larta. Por kur vjen momenti për të ndihmuar familjet, nuk e votojnë”, ka theksuar ajo. Nagavci ka paralajmëruar se kjo qasje, sipas saj, e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja, të cilat tha se kushtojnë rreth 10 milionë euro, duke shtuar se “zgjedhjet e reja janë edhe të panevojshme edhe të shmangshme”./Telegrafi/

Go to News Site