Collector
Albian Hajdari fantastik, dhuron asistim të bukur për Hoffenheimin | Collector
Albian Hajdari fantastik, dhuron asistim të bukur për Hoffenheimin
Telegrafi

Albian Hajdari fantastik, dhuron asistim të bukur për Hoffenheimin

Qendërmbrojtësi Albian Hajdari ka asistuar te goli i dytë i Hoffenheimit ndaj Hamburgut. Ylli i Kosovës dhuroi një pasim të bukur për Tim Lemperle, i cili me një finalizim të shkëlqyer e riktheu epërsinë e mysafirëve (45’). Ky është asistimi i dytë i Hajdarit në Bundesliga, ndërsa vazhdon të jetë kyç në suksesin e skuadrës gjermane këtë edicion pranë dyshes Fisnik Asllani e Leon Avdullahu. Kujtojmë, Asllani e realizoi golin e parë me një vollej mahnitëse (19’). Në rast fitore, Hoffenheimi ngjitët në pozitën e katërt me 57 pikë, një mbi Stuttgartin./ Telegrafi /

Go to News Site