Collector
Manchester City i jashtëzakonshëm: Fiton me përmbysje ndaj Southampton dhe kualifikohet në finalen e FA Cup | Collector
Manchester City i jashtëzakonshëm: Fiton me përmbysje ndaj Southampton dhe kualifikohet në finalen e FA Cup
Telegrafi

Manchester City i jashtëzakonshëm: Fiton me përmbysje ndaj Southampton dhe kualifikohet në finalen e FA Cup

Manchester City i është afruar edhe një tjetër trofeu, pra FA Cup. Skuadra e Pep Guardiolas fitoi me përmbysje ndaj Southampton për ta siguruar finalen e madhe. “Qytetarët” ishin në disavantazh prej 0-1, megjithatë shënoi dy herë brenda katër minutave për 2-1. Man City ishte larg skuadër më dominuese pavarësisht që pushoi disa nga lojtarët kryesorë, për të krijuar raste të shumta, ku iu mungoi finalizimi. Southampton megjithatë i befasoi të gjithë kur Finn Azaz mori një pasim të bukur dhe me një goditje të saktë, e la portierin plotësisht të shtangur (79’). Sidoqoftë, gëzimi i Southampton zgjati vetëm katër minuta. Jeremy Doku me një goditje, që u devijua nga mbrojtësi dhe përfundoi brenda portës së Peretz e barazoi rezultatin (83’). Kurse, pesë minuta më vonë Nico me një supergol nga distanca u përkujdes për ta përmbysur rezultatin (88’). Kësisoj, Man City kualifikohet në finalen e FA Cupit që zhvillohet më 16 maj, ndërsa aty do ta presë fituesin e gjysmëfinales tjetër Chelsea – Leeds Utd./ Telegrafi /

Go to News Site