Collector
Sulmi i armatosur në Uashington, i dyshuari ishte i armatosur rëndë | Collector
Sulmi i armatosur në Uashington, i dyshuari ishte i armatosur rëndë
Telegrafi

Sulmi i armatosur në Uashington, i dyshuari ishte i armatosur rëndë

Një incident i armatosur ka ndodhur në Uashington D.C., ku po mbahej Darka e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Hotelin Hilton, ku ishin të pranishëm presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump. Pas të shtënave kanë ndërhyrë menjëherë forcat e rendit për të ndaluar një person të dyshuar të armatosur rëndë. I dyshuari ishte i armatosur me disa armë, përfshirë një pushkë gjahu, një pistoletë dhe disa thika, përpara se forcat e rendit ta ndalonin, tha shefi i policisë në Uashington D.C. Të shtëna me armë gjatë Darkës së Korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë “Ndërsa ai vrapoi përmes atij kontrolli sigurie, pjesëtarë të zbatimit të ligjit nga Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara e ndaluan atë”, shtoi shefi i policisë, shkruan Fox News, transmeton Telegrafi. “Forcat e rendit shkëmbyen zjarr me individin… Një oficer i Divizionit të Uniformuar të Shërbimit Sekret të SHBA-së u godit në jelekun e tij mbrojtës… Ai duket se është në gjendje të mirë për momentin". tha tutje shefi i policisë, “I dyshuari në këtë rast nuk u godit nga të shtënat… Duket se ai ka vepruar i vetëm, si një sulmues i vetëm". /Telegrafi/

Go to News Site