Telegrafi
Tension dhe panik në Uashington D.C. gjatë mbrëmjes së 25 prillit, pasi të shtëna me armë u raportuan pranë një pike sigurie jashtë sallës ku po mbahej darka vjetore e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Presidenti Donald Trump së bashku me Zonjën e Parë, Melania Trump dhe zëvendëspresidentin Jade Vance, u evakuua me urgjencë nga vendi i ngjarjes nga agjentët e shërbimit sekret amerikan. Ndërsa qindra të ftuar të profilit të lartë u përballën me momente frike dhe pasigurie. Autoritetet kanë arrestuar një të dyshuar, i identifikuar si një burrë 31-vjeçar nga Kalifornia, që besohet të ketë vepruar i vetëm. Telegrafi do t’ju mbajë të informuar rreth këtij sulmi të armatosur. /Telegrafi/
Go to News Site