Collector
Arrestohet i dyshuari në Rahovec, gjuajti me armë zjarri | Collector
Arrestohet i dyshuari në Rahovec, gjuajti me armë zjarri
Telegrafi

Arrestohet i dyshuari në Rahovec, gjuajti me armë zjarri

Në fshatin Guri i Kuq, në komunën e Rahovecit, më 25 prill 2026 rreth orës 13:45, është raportuar një incident me përdorim të armës së zjarrit. Sipas informatave zyrtare, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri. Gjatë intervenimit të njësive policore, i dyshuari ka dorëzuar armën e zjarrit të tipit AK-47, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar gjithashtu një karikator që i përket të njëjtës armë si dhe tre gëzhoja. Pas përfundimit të procedurave fillestare, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Hetimet për rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Go to News Site