Telegrafi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas incidentit me të shtëna në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, duke shprehur solidaritet me presidentin amerikan Donald Trump, Zonjën e Parë dhe popullin amerikan. Në reagimin e saj në rrjetin social “X”, Osmani e ka cilësuar ngjarjen si një sulm të rrezikshëm dhe ka vlerësuar reagimin e shpejtë të Shërbimit Sekret amerikan. “Duke dërguar lutje dhe solidaritet për Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë dhe popullin amerikan pas sulmit frikacak të mbrëmshëm në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë", ka shkruar Osmani. Osmani theksoi besimin në institucionet amerikane dhe partneritetin me SHBA-në. “Ne besojmë në qëndrueshmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe institucioneve të saj, dhe mbetemi partnerë të palëkundur në promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në mbarë botën", ka shkruar ajo. Presidentja e Kosovës ka vlerësuar edhe veprimin e forcave të sigurisë amerikane. “Jemi mirënjohës për guximin e agjentëve të Shërbimit Sekret amerikan që vepruan shpejt dhe heroikisht për të mbrojtur Presidentin dhe të gjithë të pranishmit. Trimëria e tyre ndihmoi në parandalimin e një tragjedie kombëtare”, tha ajo. Në fund të reagimit të saj, Osmani ka theksuar rolin e SHBA-së në mbrojtjen e demokracisë. “Shtetet e Bashkuara mbeten mbrojtësi më i madh i lirisë dhe demokracisë. Asnjë akt dhune nuk do ta zbehë kurrë atë”, u shpreh Osmani. /Telegrafi/ Sending prayers and solidarity to President @realDonaldTrump , the First Lady @MELANIATRUMP , and the American people following last night’s cowardly attack at the White House Correspondents’ Dinner. We trust in the resilience of the United States and its institutions, and we… — Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 26, 2026
Go to News Site