Collector
“Kam pasur pëlqim për Juelën, por jam i martuar”, shokon Rogerti në Post Big Brother: Më ka bërë gruan xheloze | Collector
“Kam pasur pëlqim për Juelën, por jam i martuar”, shokon Rogerti në Post Big Brother: Më ka bërë gruan xheloze
Telegrafi

“Kam pasur pëlqim për Juelën, por jam i martuar”, shokon Rogerti në Post Big Brother: Më ka bërë gruan xheloze

Pak para finales së madhe të Big Brother VIP Albania, një deklaratë e Rogertit ka ndezur diskutime brenda dhe jashtë shtëpisë, duke sjellë reagime të menjëhershme nga banorët e tjerë. Gjatë një bisede në shtëpi, Rogerti kishte pranuar hapur ndjenjat e tij të dikurshme për Juelën, duke theksuar se, megjithëse ka pasur pëlqim, është frenuar për shkak se është i martuar. Pasi këto deklarata u rikthyen në post Big Brother, Juela u shfaq e habitur, duke lënë të kuptohet se mund të jetë keqkuptuar situata. Por Rogerti reagoi menjëherë, duke i kthyer përgjigje me ton ironik dhe pyetje retorike. Juela: Nga klipi i fundit duket sikur kënga ime duket si dedikim për Rogertin… po ti pse u përlote? Rogerti: Sepse ti sakrifikove. Juela: Unë isha shumë e lumtur që ishe në finale. Rogerti: Nuk më ke mbrojtur aq shumë sa duhej, Livia më ka mbrojtur më shumë. Ledioni: Nëse nuk do të ishe i martuar a do të kishe pëlqim për Juelën? Rogerti: Patjetër o vëlla, më ka bërë gruan xheloze. Ajo ka takuar gruan time dy herë në kafe. Juela: Ai është shprehur gabimisht. Rogerti: Kush është shprehur gabimisht moj? Juela: Ai mua nuk më pëlqen në atë aspekt, si njeri më pëlqen shumë. Debati mes tyre ka vijuar të komentohet gjerësisht, duke u bërë një nga momentet më të përfolura të ditëve të fundit të formatit. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com

Go to News Site