Collector
De Gea mund të largohet nga Fiorentina për t'iu bashkuar gjigantit italian | Collector
De Gea mund të largohet nga Fiorentina për t'iu bashkuar gjigantit italian
Telegrafi

De Gea mund të largohet nga Fiorentina për t'iu bashkuar gjigantit italian

Juventusi po vazhdon të shqyrtojë opsionet në tregun e transferimeve për të përforcuar pozicionin e portierit, me trajnerin Luciano Spallettin që raportohet se e konsideron këtë repart prioritet. Sipas raportimeve të Corriere dello Sport , preferenca kryesore e klubit është Alisson Becker, portieri i Liverpoolit, i cili mbetet objektivi kryesor për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, në rast se marrëveshja nuk realizohet, Juventusi ka vendosur si alternativë të parë David de Gea. Portieri spanjoll, aktualisht pjesë e Fiorentinës, është vlerësuar si një opsion më i përballueshëm si nga ana e kartonit ashtu edhe e pagës, krahasuar me Alisson. De Gea po zhvillon një sezon pozitiv në Firence, duke u vendosur si titullar i padiskutueshëm. Ai ka regjistruar paraqitje të qëndrueshme dhe ka ndihmuar skuadrën me disa performanca vendimtare gjatë sezonit. Sipas Corriere dello Sport, Fiorentina mund ta vlerësojë kartonin e tij rreth 5 milionë euro, ndërsa diferenca e pagës me Alissonin është një tjetër faktor që mund ta bëjë Juventusin të rishqyrtojë strategjinë e tij në merkato. Në çdo rast, e ardhmja e portierit të Juventusit pritet të mbetet një nga temat kryesore të merkatos së verës. /Telegrafi/

Go to News Site