Collector
U transferua me shumë bujë,Milani i cakton çmimin e largimit mesfushorit | Collector
U transferua me shumë bujë,Milani i cakton çmimin e largimit mesfushorit
Telegrafi

U transferua me shumë bujë,Milani i cakton çmimin e largimit mesfushorit

Milan pritet të jetë mjaft aktiv gjatë afatit kalimtar të verës, me disa operacione në hyrje dhe dalje që synojnë forcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Një nga emrat që mund të largohet është mesfushori Youssouf Fofana, i cili është pjesë e planeve të klubit, por e ardhmja e tij nuk konsiderohet e sigurt. Sipas raportimeve të gazetarit Nicolo Schira, drejtuesit e Milanit kanë vendosur një vlerësim prej rreth 30 milionë euro për kartonin e francezit dhe nuk përjashtohet mundësia e shitjes së tij gjatë verës. Fofana, i cili ka kontratë me kuqezinjtë deri në qershor 2028, është bërë pjesë e rëndësishme e skuadrës, por klubi po shqyrton opsione për të balancuar projektin sportiv dhe financiar. Vendimet përfundimtare pritet të merren gjatë javëve të ardhshme, ndërsa Milani po përgatitet për një merkato shumë aktive. /Telegrafi/

Go to News Site