Telegrafi
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas raportimeve për një incident në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vlerësuar reagimin e institucioneve të sigurisë. Në një deklaratë publike, ai është shprehur se “reagimi i institucioneve të sigurisë të Amerikës na bëri krenarë dje. Edhe një sulmues u mposht, ashtu siç do të mposhten çdo herë”. Haradinaj ka theksuar gjithashtu mbështetjen e Kosovës ndaj SHBA-së, duke shtuar se “Kosova qëndron përherë krah institucioneve të sigurisë së Amerikës dhe popullit amerikan”. Deklarata e tij vjen në kohën kur autoritetet amerikane po trajtojnë një incident të raportuar, ndërsa liderë të ndryshëm kanë shprehur solidaritet me SHBA-në. /Telegrafi/
Go to News Site