Collector
Xavi zbulon prapaskenat: E binda Messin për rikthim, por Laporta tha jo | Collector
Xavi zbulon prapaskenat: E binda Messin për rikthim, por Laporta tha jo
Telegrafi

Xavi zbulon prapaskenat: E binda Messin për rikthim, por Laporta tha jo

Ish-trajneri i Barcelonës dhe një nga mesfushorët më të mirë në futbollin modern, Xavi Hernandez, ka zbuluar edhe një herë arsyet pse Leo Messi nuk u rikthye te Barcelona në vitin 2023. Xavi shpjegoi se donte të rikthente në ekip disa nga futbollistët legjendarë, përfshirë Messin. “Arrita ta riktheja Dani Alvesin, provova të njëjtën gjë me Neymarin, Pedron dhe Messin. Ajo që ishte e qartë ishte se Pedro dhe Neymar nuk mund të nënshkruanin për ne për shkak të situatës ekonomike". Messi telegrafi.com "Kur erdhi puna te Messi, presidenti (Joan Laporta) nuk e donte. Ne u përpoqëm ta sillnim në vitin 2023. Biseduam për pesë muaj dhe gjithçka u përfundua, por në fund presidenti i klubit tha jo", shtoi Xavi. Si kujtesë, Messi u largua nga Barcelona në vitin 2021 pas më shumë se dy dekadash të kaluara në klub ku fitoi statusin e legjendës më të madhe, por gjithashtu u bë legjenda më e mirë e futbollit. /Telegrafi/

Go to News Site