Telegrafi
Drejtori i FBI-së, Kash Patel, ka lëshuar një deklaratë në rrjete sociale duke falënderuar "zbatuesit e guximshëm të ligjit". "Mbrëmë pamë më të mirën e lidershipit amerikan", tha ai. "Jam krenar që punoj për presidentin Trump, i cili mbështet fuqimisht zbatimin e ligjit në të gjithë vendin - dhe krenar që drejtoj këtë agjenci që punon 24/7 për të mbajtur amerikanët të sigurt", shtoi Patel. Ai njoftoi se hetimi është duke vazhduar dhe u bën thirrje të gjithë atyre që kanë informacion të flasin me autoritetet. Last night we saw the best of American leadership. I am proud to work for President Trump who so strongly backs law enforcement across this country - and proud to lead this agency that works 24/7 to keep Americans safe. Thank you to our brave law enforcement and interagency… pic.twitter.com/FBeLhE4xm7 — FBI Director Kash Patel (@FBIDirectorKash) April 26, 2026 Ndryshe, pas të shtënave, presidenti Donald J. Trump, Zonja e Parë Melania Trump dhe Zëvendëspresidenti JD Vance u nxorën me nxitim nga salla e vallëzimit në Washington Hilton. Pasi u evakuua, Trump ndau pamje të të dyshuarit. Në një konferencë për shtyp, presidenti e quajti atë "një person të sëmurë”, duke shtuar se burri "sulmoi një pikë kontrolli sigurie të armatosur me armë të shumta dhe u rrëzua nga disa anëtarë shumë të guximshëm të Shërbimit Sekret". /Telegrafi/
Go to News Site