Collector
Samadrexha mposht Istogun, fiton Kupën e Kosovës për herë të parë | Collector
Samadrexha mposht Istogun, fiton Kupën e Kosovës për herë të parë
Telegrafi

Samadrexha mposht Istogun, fiton Kupën e Kosovës për herë të parë

Samadrexha është fituese e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të dielën pasdite në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Samadrexha në finale mposhti Istogun me rezultat 27:23. Për Samadrexhën është trofeu i parë i Kupës. Në pjesën e parë kryesisht në epërsi ishin istogaset, por pa ia dalë që të shkëputen më shumë se dy gola. Në pjesën e dytë lojtaret e Samadrexhës shfaqën më tepër. Kaluan në epërsi, që e mbajtën deri në fund për të festuar trofeun e çmuar. Jennifer Abreu udhëhoqi Samadrexhën me tetë gola. Shtatë i realizoi Vitoria Oliveira. Tek Istogu, tetë gola i shënoi Joneide Olikaka. Katër i realizoi Alda Bruna. Në gjysmëfinale, Samadrexha fitoi ndaj Ferizajt, kurse Istogu e eliminoi Shqiponjën. /Telegrafi/

Go to News Site