Telegrafi
Një atentat i rëndë me armë zjarri ka ndodhur të dielën në rrugën Balldren-Torovicë në Lezhë, ku kanë mbetur të vrarë Kreshnik Mujeci, 39 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Gentiana Mujeci, 32 vjeçe. Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, çifti po lëvizte me një automjet tip Audi Q7, kur është qëlluar me breshëri plumbash. Dyshohet se mbi 30 plumba janë shkrepur në drejtim të automjetit, i cili është bërë shoshë. Bazuar në të dhënat paraprake të grupit hetimor, autorët dyshohet se kanë përdorur dy automjete dhe kanë monitoruar lëvizjet e viktimës gjatë ditës, para se të kryenin sulmin. Hetuesit po punojnë për identifikimin e mjeteve të përdorura nga autorët, ndërsa kamerat e sigurisë në zonë pritet të ndihmojnë në zbardhjen e rastit. Informacioneve fillestare tregojnë se, çifti kishte qenë duke drekuar në një restorant para sulmit, ndërsa dyshohet se autorët i kishin vëzhguar që nga momenti i daljes nga lokali. Kreshnik Mujeci rezulton emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Sipas të dhënave zyrtare, ai ishte arrestuar në vitin 2016 bashkë me vëllanë e tij për vrasjen e Genc Mëhillit, por më pas ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër për mungesë provash. Çështja ishte rikthyer për rigjykim nga Gjykata e Lartë në tetor të vitit 2024. Policia po heton disa pista, përfshirë konflikte të mundshme të fundit të viktimës, si dhe dyshime për përfshirje në aktivitete të paligjshme në fushën e narkotikëve. Hetimet për zbardhjen e atentatit po vazhdojnë. - YouTube www.youtube.com
Go to News Site