Telegrafi
Galatasaray ka prekur titullin në Turqi, duke e mposhtur rivalin direkt Fenerbahçe me rezultat të thellë 3-0 në javën e 31-të. Me këtë fitore, skuadra e Okan Burukut mbetet në krye me 74 pikë, duke e rritur epërsinë ndaj Fenerbahçes në shtatë pikë, kur kanë mbetur edhe tri ndeshje. Ndeshja nisi me shumë tension dhe ndërhyrje të forta, me kartonë të verdhë që në minutat e parë. Fenerbahçe pati shansin ta zhbllokonte takimin në minutën e 14-të, por Talisca e humbi penalltinë, duke e dërguar topin jashtë portës. Në anën tjetër, edhe Galatasaray kërkoi penallti në minutat 22-24, por pas rishikimit në VAR, gjyqtari Yasin Kol vendosi të mos e akordojë. Goli i parë erdhi në minutën e 40-të, kur Mario Lemina asistoi për Victor Osimhen, i cili u tregua i vendosur brenda zonës dhe shënoi për 1-0. Në pjesën e dytë Galatasaray e rriti presionin dhe gjeti edhe golin e dytë. Në minutën e 56-të, Lucas Torreira realizoi me një goditje të saktë nga jashtë zonës, por gol u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Ndeshja mori kthesë vendimtare në minutën e 62-të, kur portieri Ederson i Fenerbahçe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua, duke lënë ekipin me 10 lojtarë. Barış Alper Yılmaz shënoi për 2-0 nga penalltia në minutën e 67-të. Goli i tretë erdhi në minutën e 84-ët, pas një gabimi të rëndë në mbrojtjen e Fenerbahçes, kur Torreira përfitoi nga topi i humbur dhe e dërgoi në rrjetë për 3-0, duke vulosur një fitore të madhe. Pas këtij derbi, Galatasaray është lider me 74 pikë, shtatë më shumë se Fenerbahçe, duke marrë një avantazh serioz në javët vendimtare të kampionatit. /Telegrafi/ Standings provided by Sofascore
Go to News Site