Telegrafi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është përgjigjur në pyetjen nëse do ta pranonte ish-presidenten Vjosa Osmani si kandidate për postin e presidentit të vendit. Kurti, pas pyetjes së gazetarëve, nuk ka dhënë koment dhe ka vazhduar për në seancën e Kuvendit të Kosovës të mbajtur në nderim të akademikut Rexhep Qosja. Ndërkohë, nesër përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, duke e rritur presionin politik për arritjen e një marrëveshjeje mes partive. Në anën tjetër, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij mund të propozojë edhe emra për president, përfshirë Vjosa Osmanin, por ka kërkuar qartësi për sigurimin e votave të nevojshme në Kuvend. Procesi për zgjedhjen e presidentit mbetet ende i pasigurt në prag të afatit kushtetues. /Telegrafi/
Go to News Site