Collector
IPKO paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese në emër të kompanisë | Collector
IPKO paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese në emër të kompanisë
Telegrafi

IPKO paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese në emër të kompanisë

IPKO njofton qytetarët dhe klientët e saj se janë identifikuar mesazhe mashtruese (SMS) që po qarkullojnë në emër të IPKO-së , duke përmbajtur linqe të dyshimta dhe tentativa për marrjen e të dhënave personale apo bankare. IPKO u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos klikojnë në linqe të dyshimta, të mos ndajnë të dhëna personale, bankare apo kode konfirmimi , pasi IPKO asnjëherë nuk kërkon informata të tilla përmes SMS-ve. Klientët që pranojnë mesazhe të dyshimta ose kanë paqartësi lidhur me autenticitetin e tyre, ftohen të kontaktojnë IPKO-n përmes kanaleve zyrtare për verifikim. IPKO po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për trajtimin e rastit dhe mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e klientëve nga tentativat mashtruese. Për më shumë informata, ndiqni kanalet zyrtare të IPKO-së.

Go to News Site