Collector
Kuvendi miraton propozim-vendimin për formimin e Komisionit të ri për dhënien e Provimit të Jurisprudencës | Collector
Kuvendi miraton propozim-vendimin për formimin e Komisionit të ri për dhënien e Provimit të Jurisprudencës
Telegrafi

Kuvendi miraton propozim-vendimin për formimin e Komisionit të ri për dhënien e Provimit të Jurisprudencës

Kuvendi i Kosovës të hënën e ka miratuar propozim-vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për formimin e Komisonit të ri për dhënien e Provimit të Jurisprudencës. Propozim-vendimi u miratua me 63 vota pro, ndërsa 4 ishin kundër, kurse abstenime nuk kishte, raporton “Betimi për Drejtësi“. Përbërja e këtij komsioni është kjo: Arian Gashi- kryetar i komisionit; Ersan Qavolli- zëvendësanëtar pyetës për lëndën “E drejta penale”; Lumni Sallauka- zëvendëskryetar; Arsim Hamza- zëvendësanëtar pyetës për lëndën “E drejta civile”; Anita Prenaj-Krasniqi- anëtare; Suada Rama-Hamza- zëvendësanëtare pyetëse për lëndën “E drejta kushtetuese dhe bazat e sistemit gjyqësor”; Burim Shala- anëtar; Nehat Qelaj- zëvendësanëtar pyetës për lëndën “E drejta tregtare, e drejta e punës dhe e drejta administrative”; Bujar Muzaqi- anëtar; Hysni Ismaili- zëvendësanëtar pyetës për lëndën “E drejta ndërkombëtare publike dhe e drejta e Bashkimit Evropian”. Po ashtu, në këtë seancë u shfuqizua vendimi i Kuvendit i 15 dhjetorit 2023. Paraprakisht, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, miratoi propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës. Ndryshe, Qeveria e Kosovës më 20 prill 2026 kishte marrë vendim duke aprovuar propozimin e Ministrisë së Drejtësisë për emërimin e anëtarëve të Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës. Por, më 26 prill 2026, Qeveria mori vendim për të ndryshuar njërën prej zëvendësanëtareve në këtë komision, gjykatësen Rrezarta Lleshaj. /BetimipërDrejtësi

Go to News Site