Collector
Kuçi kujton deklaratën e Vuçiqit pas sulmit terrorist në Banjskë: Radoiçiq dhe djemtë që kanë marrë pjesë, janë krenarë me këtë! | Collector
Kuçi kujton deklaratën e Vuçiqit pas sulmit terrorist në Banjskë: Radoiçiq dhe djemtë që kanë marrë pjesë, janë krenarë me këtë!
Telegrafi

Kuçi kujton deklaratën e Vuçiqit pas sulmit terrorist në Banjskë: Radoiçiq dhe djemtë që kanë marrë pjesë, janë krenarë me këtë!

Gurakuç Kuçi, hulumtues i jashtëm në Institutin Octopus ka reaguar ndaj qëndrimeve të Aleksandër Vuçiqit pas sulmit terrorist në Banjskë, duke e akuzuar shtetin serb për vazhdimësi të një politike që lidhet me përdorimin dhe mbrojtjen e grupeve të armatosura për qëllime politike. Kuçi thekson se problemi nuk kufizohet vetëm te individë si Millan Radojçiq, por është më i thellë dhe lidhet me strukturën shtetërore të Serbisë. “Serbia nuk ka problem vetëm me individë si Milan Radoiçiqi. Problemi është më i thellë: shteti serb historikisht ka ditur t’i krijojë, t’i përdorë dhe pastaj t’i mbrojë grupet terroriste kur ato i kanë shërbyer qëllimeve të tij politike”, ka shkruar ai ne X. Ai e lidh këtë qasje me një vijimësi historike, duke përmendur dhunën ndaj shqiptarëve ndër dekada dhe duke argumentuar se kjo strategji është përshtatur në forma të reja edhe sot. Sipas tij, sulmi në Banjskë dhe ai ndaj kanalit të Ibër-Lepencit janë dëshmi e kësaj vazhdimësie, ndërsa kritikon faktin që autoritetet serbe nuk janë distancuar qartë nga autorët. Kuçi rikujton edhe deklaratën e Vuçiqit pas sulmit: “Nëse dikush ka menduar se ai do të ikte dhe do të fshihej, jo, nuk do të ndodhë. Ai dhe djemtë që kanë marrë pjesë janë krenarë me këtë”. Sipas tij, një deklaratë e tillë tregon mungesë të vullnetit për të dënuar terrorizmin. “Një shtet që e dënon terrorizmin nuk i quan krenarë njerëzit që marrin pjesë në një sulm të armatosur kundër institucioneve të një shteti tjetër”, thekson Kuçi. Ai shton se mosdorëzimi i Radoiçiqit para drejtësisë nuk është çështje procedurale, por mbrojtje politike. “Problemi nuk është vetëm një individ. Problemi është një strukturë shtetërore dhe një klasë politike që e ruan trashëgiminë e dhunës si instrument kundër Kosovës dhe shqiptarëve”, deklaron ai. Kuçi përfundon se kjo qasje përbën rrezik për stabilitetin rajonal dhe se, përderisa Beogradi vazhdon të mbrojë personat e përfshirë, nuk mund të flitet seriozisht për paqe.

Go to News Site