Collector
Haradinaj: Shqipëria firmos gazin amerikan, Kosova paguan qindra miliona për energji nga Serbia | Collector
Haradinaj: Shqipëria firmos gazin amerikan, Kosova paguan qindra miliona për energji nga Serbia
Telegrafi

Haradinaj: Shqipëria firmos gazin amerikan, Kosova paguan qindra miliona për energji nga Serbia

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas nënshkrimit të sotëm të marrëveshjes të Shqipërisë me SHBA-në dhe Greqinë për energjinë me vlerë 6 miliardë dollarë, kritikoi Qeverinë Kurti, duke e risjellë i në vëmendje, siç u shpreh, bllokimin e projektit amerikan të gazsjellësit Shkup–Prishtinë. “Përderisa Kosova po paguan qindra miliona euro për Serbinë për energji, përmes sekserëve të lidhur me njerëz të afërt të kryeministrit, Shqipëria firmosi marrëveshjen strategjike për gazin amerikan, e cila do t’i sigurojë furnizim stabil me energji dhe kosto të ulët. Shqipëria nënshkruan marrëveshje energjetike prej 6 miliardë dollarësh me SHBA-në dhe Greqinë Kurti, sapo erdhi në pushtet, u kujdes që ndër vendimet e para të tij të ishte anulimi fillimisht i ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re” dhe refuzimi i gazsjellësit amerikan. Sot, milionat e Kosovës nuk do të shkonin në Serbi, sikur Qeveria Kurti të mos e kishte anuluar ndërtimin e Termocentralit të ri. Sikur të mos ishte bllokuar projekti amerikan i gazsjellësit Shkup–Prishtinë, një projekt me përfitime të mëdha, jo vetëm ekonomike, por edhe të sigurisë. Sigurisht, Kosova do të bëhej fuqi energjetike në Ballkan dhe nuk do të mbetej në terr as verës e as dimrit, e aq më pak e varur nga mafia energjetike”, shkroi Haradinaj.

Go to News Site