Collector
Barcelona po i ndjek pesë yjet e Tottenhamit – planifikohet një lëvizje nëse ata bien nga liga | Collector
Barcelona po i ndjek pesë yjet e Tottenhamit – planifikohet një lëvizje nëse ata bien nga liga
Telegrafi

Barcelona po i ndjek pesë yjet e Tottenhamit – planifikohet një lëvizje nëse ata bien nga liga

Me të ardhmen e tyre në elitën e futbollit anglez që varet “në fije të perit”, situata te Tottenhami ka nisur të tërheqë vëmendjen e klubeve më të mëdha të Europës. Duke qëndruar në vendin e 18-të në Ligën Premier, Spurs duhet të përmbysin një diferencë prej dy pikësh ndaj West Hamit për t’i shpëtuar rënies nga liga, teksa kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund të sezonit. Edhe pse ka ende futboll për t’u luajtur, pozita e klubit londinez po duket e zymtë dhe, në rast rënieje, ata mund të konsiderohen si një nga skuadrat më të talentuara që do të binte ndonjëherë nga Liga Premier, vetëm një vit pasi fituan Ligën e Evropës. Në mënyrë të veçantë, Barcelona duket se po e ndjek nga afër situatën, pasi raportohet se po monitoron disa lojtarë të Tottenhamit. Ylli i Chelseat alternativë e Barcelonës nëse dështojnë me transferimin e Alvarez Nëse Spurs bien nga kategoria, klubi pritet të ketë vështirësi të mëdha për t’i mbajtur yjet e tij, sidomos pasi do të aktivizohej një klauzolë për ulje të ndjeshme të pagave. Sipas mediumit spanjoll Diario SPORT , Barcelona po monitoron pesë futbollistë të Tottenhamit, përfshirë dyshen e mbrojtjes Micky Van De Ven dhe Cristian Romero. Veçanërisht Van De Ven po tërheq interes të madh nga blaugranasit pasi raporti sugjeron se ai është një nga opsionet e preferuara të klubit për t’u bërë partner i Pau Cubarsit sezonin e ardhshëm, falë aftësisë së tij me topin. Mes emrave të tjerë që po ndiqen janë Lucas Bergvall, Pedro Porro dhe ish-produkti i La Masias, Xavi Simons. Nëse skenari i rënies bëhet realitet, Barcelona mund të përfitojë ndjeshëm në afatin kalimtar, ndërsa humbja e pesë yjeve në një verë do ta përmblidhte në mënyrë të dhimbshme sezonin e vështirë të Tottenhamit./ Telegrafi /

Go to News Site