Collector
Man Utd i gatshëm t’i ofrojë tre lojtarë plus para Milanit në këmbim të Leaos | Collector
Man Utd i gatshëm t’i ofrojë tre lojtarë plus para Milanit në këmbim të Leaos
Telegrafi

Man Utd i gatshëm t’i ofrojë tre lojtarë plus para Milanit në këmbim të Leaos

Sipas Gazzetta dello Sport, Manuel Ugarte, Marcus Rashford dhe Joshua Zirkzee janë ndër lojtarët që Manchester United mund t’ia ofrojë Milanit në një marrëveshje të tipit lojtar + para, për ta siguruar shërbimet e Rafael Leaos. Milani është i hapur të dëgjojë oferta për anësorin portugez gjatë verës, ndërsa Gazzetta konfirmon se Manchester United është ndër klubet e interesuara për yllin e “Rossonerëve”. Gazeta Tuttosport raportoi javën e kaluar se skautët e “Djajve të Kuq” e kishin ndjekur Leaon nga afër në një ndeshje të Serie A ndaj Juventusit, ku futbollisti portugez u vërshëllye sërish nga një pjesë e tifozëve të vet. Leao ka një klauzolë lirimi prej 175 milionë eurosh në kontratën e tij, por Gazzetta raporton se drejtuesit e Milanit janë të gatshëm të nisin negociatat nga 50 milionë euro. “Rossonerët” kanë planifikuar ta shesin Leaon vetëm për një ofertë kesh, por Manchester United mund të tentojë ta ulë më tej kërkesën financiare duke përfshirë një lojtar në marrëveshje. Sipas Gazzettas, Manchester United është i hapur të përfshijë në negociata Ugarte, Rashford ose Zirkzee. Raporti shton se objektivi prioritar i United për krahun e majtë të sulmit është Morgan Rogers i Aston Villas, por 23-vjeçari do të kushtonte rreth 100 milionë euro në verë, afërsisht dyfishin e shumës që do të kërkohej për Leaon. Rashford aktualisht është i huazuar te Barcelona, por mbetet e paqartë nëse katalanasit do ta aktivizojnë opsionin e blerjes prej 30 milionë eurosh në fund të sezonit. Manchester United mëson klauzolën që duhet paguar për transferimin e Angelo Stiller Milani kishte zhvilluar bisedime me Rashfordin gjatë afatit kalimtar të janarit 2025, ndërsa Zirkzee kishte qenë një nga objektivat e klubit edhe një vit më parë, para se holandezi të largohej nga Bologna drejt “Old Trafford”. Ndërkohë, Milani pritet ta riformësojë repartin ofensiv në afatin kalimtar të verës dhe, sipas Gazzettas, sulmuesi i Atletico Madridit, Alexander Sorloth, është në krye të listës së blerjeve të klubit italian./ Telegrafi /

Go to News Site