Collector
Llapi jep shenja jete, rikthehet te fitorja ndaj Prishtinës së Re | Collector
Llapi jep shenja jete, rikthehet te fitorja ndaj Prishtinës së Re
Telegrafi

Llapi jep shenja jete, rikthehet te fitorja ndaj Prishtinës së Re

Llapi ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Prishtinës së Re me rezultat të thellë 4-0, në kuadër të javës së 31-të të Superligës së Kosovës. Duke e ditur rëndësinë e pikëve, llapjanët e nisën furishëm takimin dhe gjetën shpejt epërsinë. Në minutën e 6-të, mesfushori Arbnor Ramadani shënoi për 1-0. Pavarësisht rasteve të tjera, pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Në pjesën e dytë, Prishtina e Re mbeti me një lojtar më pak, pasi mbrojtësi Endrit Morina u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 53-të, çka ia lehtësoi edhe më shumë punën vendasve. Vetëm pak më vonë, Arianit Hasani e dyfishoi epërsinë për 2-0, ndërsa në minutën e 85-të Erio Sadriu realizoi për 3-0, duke e siguruar fitoren. Në sekondat e fundit, Fiton Ademi shënoi edhe golin e katërt për rezultatin përfundimtar 4-0. Pas kësaj fitoreje, Llapi ka 36 pikë në pozitën e tetë, që dërgon në barazh, ndërsa Prishtina e Re me 28 pikë mbetet e fundit në tabelë. / Telegrafi / Standings provided by Sofascore

Go to News Site