Telegrafi
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thirrur në takim për të enjten, më 30.04,2026, përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas njoftimit, takimi do të zhvillohet në ora 15:00 në objektin e Kuvendit të Kosovës. Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedhë presidentin e vendit. Seanca e nisur më 27.04.2026 për zgjedhjen e presidentit të Kosovës dështoi mbrëmë, më 28.04.2026, pas disa tentimeve, për shkak të mungesës së kuorumit për fillimin e procedurës së votimit. Ligjet në fuqi parashohin që nëse presidenti i ri nuk zgjidhet brenda afatit kushtetues, atëherë Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja parlamentare. Lëvizja Vetëvendosjes, e cila kishte shumicën parlamentare, pas tërheqjes se kandidatëve Glauk Konjufca e Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, kishte mbledhur nënshkrimet për Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën. As këto dy kandidatura nuk u përkrahën nga partitë opozitare.
Go to News Site