Collector
Ylli i PSG-së mungon në ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Munich | Collector
Ylli i PSG-së mungon në ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Munich
Telegrafi

Ylli i PSG-së mungon në ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Munich

Tani është e konfirmuar, ku në fitoren 5-4 të PSG-së ndaj Bayern Munich në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Achraf Hakimi u dëmtua pak para fundit të takimit dhe do ta humbasë ndeshjen e kthimit të mërkurën në Munih. Sipas raportimeve të mediave franceze, 27-vjeçari maroken ka pësuar dëmtim në kofshë. Episodi ndodhi në minutën e 89-të, kur Hakimi, pas një vraim, por u rrëzua papritur. Pak çaste më herët ai e kishte shtrirë fort këmbën e djathtë për t’ia marrë topin futbollistit të Bayern Munich, Konrad Laimer. Menjëherë më pas, mbrojtësi i krahut kapi pjesën e pasme të kofshës dhe mbeti i shtrirë, ndërsa stafi mjekësor i PSG-së reagoi menjëherë. Fillimisht u mendua se mund të ishin ngërçe, por pamjet televizive ngritën shpejt dyshime, pasi gjithçka dukej më shumë si një tërheqje në muskujt e pasmë të kofshës, një dëmtim më serioz që aktivizoi “alarmet” te klubi parisien. Hakimi got killed to a hamstring pic.twitter.com/nPb3AsnnJ5 — Shalashaska (@Hoerang26) April 29, 2026 Situata u bë edhe më e vështirë sepse trajneri Luis Enrique në atë moment i kishte shfrytëzuar tashmë të tre zëvendësimet. Kështu, Hakimi u detyrua të vazhdojë lojën pavarësisht problemeve të dukshme. /Telegrafi/

Go to News Site