Telegrafi
Juventusi po e shqyrton mundësinë që në afatin kalimtar veror ta përfshijë Edon Zhegrovën në një marrëveshje për transferimin e Mason Greenwoodit, i cili aktualisht është pjesë e Marseilles. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, “Zonja e Vjetër” synon ta afrojë sulmuesin anglez duke ofruar një shumë parash, si dhe duke e përfshirë në paketë edhe futbollistin e Kosovës. Greenwood vlerësohet rreth 50 milionë euro, ndërsa Juventusi thuhet se do të tentojë ta ulë këtë shifër duke e përdorur Zhegrovën si pjesë të shkëmbimit. Mediumi italian kujton se Marseille kishte shfaqur interesim për Zhegrovën edhe verën e kaluar, ndërsa këtë edicion kosovari nuk ka arritur të sigurojë hapësirë të madhe te Juventusi. 27-vjeçari ka luajtur 475 minuta në 23 paraqitje, pa realizuar ende gol apo asist. Krahas Marseilles, situatën e Zhegrovës te Juventusi po e monitorojnë edhe Besiktas dhe Monaco. Në anën tjetër, Greenwood po kalon një sezon shumë të mirë me Marseillen: në 42 ndeshje ka shënuar 25 gola dhe ka bërë 10 asistime. / Telegrafi /
Go to News Site