Collector
Avdyli: Rritja politike e Kurtit erdhi edhe nga bashkëpunimi me Vjosa Osmanin | Collector
Avdyli: Rritja politike e Kurtit erdhi edhe nga bashkëpunimi me Vjosa Osmanin
Telegrafi

Avdyli: Rritja politike e Kurtit erdhi edhe nga bashkëpunimi me Vjosa Osmanin

Ish-deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se rritja e kryeministrit Albin Kurti në politikë nuk është vetëm meritë e tij, duke theksuar se erdhi nga bashkëpunimi me Vjosa Osmanin. “Askush nuk mund të thotë sot që kjo rritje enorme e Albin Kurtit është vetëm meritë e tij. Është meritë e madhe, por nuk është vetëm e Kurtit,” ka thënë Avdyli. Ai ka shprehur keqardhje për, siç tha ai, zhgënjimin e qytetarëve që kishin besuar në bashkëpunimin politik mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Sipas tij, mospropozimi i Osmanit për presidente ka ndikuar në prishjen e besimit të një pjese të elektoratit. “Na ka prishur besimin mua dhe qindra mijëra votuesve që kanë besuar në binomin Albin–Vjosa,” u shpreh ai. Avdyli theksoi gjithashtu se Kurti kishte pasur fuqinë politike për ta nominuar Osmanin, duke kritikuar mënyrën se si është trajtuar çështja e kandidaturës së saj. Ai e cilësoi si nënçmim ndaj Osmanit idenë që ajo të jetë kandidate vetëm për të siguruar kuorum në procesin zgjedhor. - YouTube www.youtube.com

Go to News Site