Telegrafi
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se mungesa e fleksibilitetit nga kryeministri Albin Kurti ka penguar arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit. Në Debat Plus, ajo tha se LDK ka kërkuar një president me integritet, që garanton balancë institucionale dhe pavarësi në ushtrimin e detyrës. “Kemi dashur një president me integritet që garanton balancë. Jofleksibiliteti i Kurtit për të mos shkuar drejt një konsensusi apo marrëveshjeje politike e ka bërë të pamundur arritjen e marrëveshjes,” ka deklaruar ajo. Sipas Lushaku-Sadriut, zhvillimet rreth nënshkrimeve kanë qenë më shumë një “dramë politike” e Kurtit për të zhvendosur fajin. “Këto dramat ami nënshkrimet t’i japë nënshkrimet këto janë veç drama, për me ia lënë fajin dikujt”, u shpreh ajo. Ajo theksoi se nënshkrimet e LDK-së kanë qenë për një kandidat që do të dakordohej brenda partisë, duke mos përjashtuar mundësinë që ajo të ishte edhe Vjosa Osmani.
Go to News Site