Collector
“Ishte kundër rregullave” - Arteta i tërbuar me vendimin për penalltinë ndaj Eze | Collector
“Ishte kundër rregullave” - Arteta i tërbuar me vendimin për penalltinë ndaj Eze
Telegrafi

“Ishte kundër rregullave” - Arteta i tërbuar me vendimin për penalltinë ndaj Eze

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, u shpreh “jashtëzakonisht i zhgënjyer dhe i mërzitur” pas barazimit 1-1 me Atletico Madridin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ai e KA kritikuar ashpër vendimin e gjyqtarit Danny Makkelie për ta anuluar një penallti të akorduar fillimisht për londinezët pas një ndërhyrjeje ndaj Eberechi Eze. “Pasi fola me djemtë dhe e pashë incidentin, jam jashtëzakonisht i zhgënjyer dhe i mërzitur. Ishte kundër rregullave, nuk e kuptoj dhe kjo ndryshon rrjedhën e ndeshjes. Jam shumë, shumë i mërzitur”, deklaroi Arteta për TNT Sports. Arteta insistoi se kishte kontakt të qartë dhe se, sipas tij, një vendim i marrë në fushë nuk duhej të përmbysej në atë mënyrë. “Ka kontakt të qartë. Nëse e merr atë vendim, nuk mund ta përmbysësh. Kur duhet ta shikosh 13 herë… në këtë nivel është krejtësisht e papranueshme”, shtoi ai. Gjyqtarit holandez iu desh një kontroll i gjatë në VAR për të ndryshuar vendimin fillestar dhe për të mos e dhënë penalltinë, e cila do të kishte qenë e treta e ndeshjes. Mikel Arteta: "Tonight's officiating? I'm extremely disappointed & annoyed. It was against the rules and I don’t understand it. I am very upset, it’s unacceptable!" [via @footballontnt ] pic.twitter.com/E1V1ExnctP — Atletico Universe (@atletiuniverse) April 29, 2026 Në fund, sfida në Madrid u mbyll 1-1, ndërsa gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në “Emirates”, që luhet pas gjashtë ditësh. /Telegrafi/

Go to News Site