Collector
Therin me thikë një person në Prizren, arrestohen dy të dyshuar | Collector
Therin me thikë një person në Prizren, arrestohen dy të dyshuar
Telegrafi

Therin me thikë një person në Prizren, arrestohen dy të dyshuar

Dy persona janë arrestuar pasi që dyshohet se të njëjtit kanë sulmuar fizikisht duke e therë me thikë një person tjetër. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:20 në rrugën “Edit Durham”, në Prizren. Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit në mbajtje. “Rr. Edit Durham, Prizren 29.04.2026-19:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se të njëjtit kanë sulmuar fizikisht duke e therë me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Go to News Site