Collector
Bordi i Transparencës në Shqipëri publikon çmimet e reja për naftën dhe benzinën | Collector
Bordi i Transparencës në Shqipëri publikon çmimet e reja për naftën dhe benzinën
Telegrafi

Bordi i Transparencës në Shqipëri publikon çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës ka bërë me dije këtë të enjte çmimet e reja të karburanteve, ku vihet re një rritje me 5 lekë/ litër të naftës dhe benzinës, raporton A2CNN. Çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë jo më shumë se 208 lekë/litri. Ndërkaq çmimi i shitjes me pakicë të benzinës do të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri. Lexoni më poshtë vendimin: Bordi i Transparencës në datë 30 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 208 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 196 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 30 ora 13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg. (A2 Televizion)

Go to News Site