Collector
Partitë opozitare: Pati dakordim që 7 qershori të jetë datë për mbajtjen e zgjedhjeve | Collector
Partitë opozitare: Pati dakordim që 7 qershori të jetë datë për mbajtjen e zgjedhjeve
Telegrafi

Partitë opozitare: Pati dakordim që 7 qershori të jetë datë për mbajtjen e zgjedhjeve

Pas takimit konsultativ me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për caktimin e datës së zgjedhjeve, partitë opozitare u shprehen se kishte dakordancë se zgjedhjet të mbahen më 7 qershor. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza tha se PDK do ta respektojë cilëndo datë. “Data më e kërkuar për të mbajtur zgjedhjet ishte 7 qershori. Megjithatë, ai tha se PDK do ta respektojë cilëndo datë. Sigurisht që në listën zgjedhore do të ketë risi figura dhe emra të tjerë”, tha Hamza. Në anën tjetër nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini gjithashtu konfirmoi se pati dakordancë për datën 7 qershor. “Prej asaj që pamë në takim ka një dakordancë që data e zgjedhjeve të jetë 7 qershori. Zgjedhjet janë shans për vendin edhe ne po bëhemi gati me ja dhënë Kosovës atë që duhet, një stabilitet dhe një rrugë të zhvillimit”, tha Gjini. Edhe Jehona Lushaku, ish-shefe e Grupit Parlamentar të LDK-së tha se si LDK e mbështesin 7 qershorin për datën e mbajtjes së zgjedhjeve. “Si LDK dhamë opinionin tonë që brenda kornizave ligjore të shpallet data 7 qershor si data e zgjedhjeve meqenëse ishte edhe si kërkesë e KQZ-së . Jemi dakord me datën 7 qershor”, tha ajo. /Telegrafi/

Go to News Site